Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Mat, ndërsa në pranga ka rënë një 53-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Nderim Beshi lëvizte i armatosur, i cili qarkullonte me armë zjarri pushkë me krehër të mbushur me fishek.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar një sasi municioni luftarak që i posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Mat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: