Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 36 kg kokainë. Mësohet se 48-vjeçari u kap duke transportuar drogë me makinë, nga Franca për në Itali.

Mediat italiane bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Norend Kapo, banues në Pesaro. Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte fshehur në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit.

48-vjeçari akuzohet për posedim droge me qëllim shitje dhe rrezikon deri në 20 vite burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: