DURRES- Një shtetas italian është proceduar penalisht ditën e djeshme në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës, pasi i janë gjetur 50 000 €, për të cilat nuk ka kryer procedurat e deklarimit doganor. Procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 61-vjeçarit me inicialet A.G, lindur dhe banues në Itali, u bë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës.

“Më datë 02.12.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar , gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga Efektivet të DRKM me Doganën, në çantën e shtetasit të mësipërm iu gjet një shumë parash prej 50 000 €, për të cilat nuk ka kryer procedurat e deklarimit doganor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb