POGRADEC

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me 47 doza heroinë, që i kishte bërë gati për shitje. Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Fatjon Kamberllari. 35 vjeç, banues në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se Kamberllarishpërndante lëndë narkotike të forta në qytet është ushtruar kontroll në banesën e tij, në lagjen nr. 2, Pogradec, ku u gjetën 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë gati për shitje dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Pogradec

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, gati për shitje.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të forta në qytet është ushtruar kontroll në banesën e tij, në lagjen nr. 2, Pogradec, ku u gjetën 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë gati për shitje dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb