Seanca gjyqësore ndaj një shqiptari në Irlandë, është shtyrë si shkak i mungesës së përkthyesit të tij.
Shqiptari Klevist Shehaj, 24 vjeç akuzohej se mbante lëndë narkotike me vlerë 1.5 milionë euro.

24-vjeçari doli fillimisht të hënën më 9 maj dhe më pas ditën e djeshme përpara gjykatës së qarkut të Naas, pasi akuzohet se kishte në posedim 420, mijë euro kokainë dhe 1.12 milion euro kanabis të vendosura në disa vende në Newbridge.

Sasi u kap pas një kontrolli të kryer më 7 maj të vitit të kaluar. Në datën në fjalë u sekuestruan edhe agjentë të dyshuar përzierjeje dhe pajisje të tjera droge.

E gjithë droga e sekuestruar është dërguar në Mjekësinë Ligjore në Irlandë për analiza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb