Një i ri shqiptar në Crotone të Italisë është arrestuar pasi në banesën e tij u gjet më shumë se 1.5 kilogramë heroinë, si edhe pajisje dhe mjete për paketimin e lëndës narkotike.

24-vjeçari po ashtu nuk ishte një emigrant i rregullt në Itali. Raportohet se gjatë kontrollit në banesën e të riut u gjetën tre pako me heroinë të mbështjella me shirit ngjitës dhe të fshehura në një dollap.

Në përfundim të operacionit policor, autoritetet sekuestruan drogën dhe sendet e tjera, ndërsa shqiptar u arrestua.

Ndaj tij rëndon akuza e posedimit të drogës me qëllim shitje, ndërsa do të jetë Prokuroria Publike e Crotones që do të marrë një vendim përfundimtar për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb