Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për transport të paligjshëm emigrantësh. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet J. Z., 31 vjeç dhe A. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në afërsi të fshatit Jorgucat, u kapën duke transportuar me automjetin tip “Lancia”, 3 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe tre aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: