Policia e Sarandës ka arrestuar 2 persona që tentuan të grabisnin një banesë në fshatin Çukë. S. K., 18 vjeç dhe A. Sh., 17 vjeç janë kapur nga uniformat blu duke grabitur banesën e shtetasit K. B.

Gjithashtu, dy të rinjtë dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kanë grabitur një tjetër shtëpi në muajin korrik të këtij viti.

“DVP Vlorë/Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tentuan të vidhnin në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” shtetasit S. K., 18 vjeç dhe A. Sh., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Çukë, Sarandë, pasi u kapën në kushtet e flagrancës duke vjedhur në banesën e shtetasit K. B, në fshatin Çukë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësiperm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, jane autorë dhe të ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2021, ku është tentuar të vidhet banesa e shtetasit I. M, në fshatin Çukë”, thotë policia.

Gjtiashtu, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim F. S., 15 vjeçe. Denoncimi dhe zhdukja e vajdzës është bërë nga e ëma.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetases së mitur F. S., 15 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka bërë kallzim e ëma e saj se vajza është larguar nga banesa më datë 30.08.2021”, njoftojnë uniformat blu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb