Banda e shqiptarëve, të cilët u kapën me 1 milion paund kokainë janë dënuar me 50 vjet burg. Bëhet fjalë për 7 shqiptarë. Ditën e sotme Gjykata Isleworth Croën dha vendimin për këtë grup, të cilët kryesisht vepronin në Londër, ndërsa shpërndanin kokainë.

Kujtojmë se kjo bandë u kap një operacion të drejtuar nga Komanda e Krimit të Organizuar në Met.

Konkretisht bëhet fjalë për shqiptarët;
Ergert Ibrihimi, 27 vjeç, i cili nuk kishte vendbanim të përhershëm u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A. Ibrihimi u dënua me 4 vjet burg.
1

Gentian Rina, 21 vjeç banor në Oksford ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A, ndërsa ai u dënua me 8 vjet burg.
2

Vilson Elezi, 29 vjeç, banor në Outram, Oksford ishte akuzuar për për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e pasurisë kriminale. Shqiptari u dënua me 8 vjet burg.
3

Damiano Kola, 21vjeç nga Outram Road, Oksford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg.
4

Klodian Rina, 20 vjeç banor në Rymers Lane, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg.
5

Lulzim Ramadani, 31 vjeç banor në Herschel Crescent, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burgim.
6

Edison Zebi, 21 vjeç, i cili nuk kishte vendbanim fiks, ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg.
7
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: