Në vitin 2022, një këngëtare iraniane u arrestua nga regjimi i Iran për shkak se performonte këngë me tekste kundër puhstetit. Për t’u dhënë zë grave që nuk mund të këndojnë publikisht në vend, disa muaj më parë një iranian që jeton në Londër krijoi një këngëtare virtuale me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.
Këngëtarja e re, e quajtur Nava, po luan tani një rol simbolik në rezistencën ndaj regjimit iranian, duke frymëzuar qytetarët dhe duke i nxitur ata të sfidojnë autoritetet.
Kohët e fundit, kënga e saj është bërë virale në rrjetet sociale, duke tejkaluar 13 milionë shikime vetëm në Instagram, ku rreth 70% e tyre vijnë nga brenda Iranit, edhe pse qasja në internet në vend është e kufizuar dhe e kontrolluar.
Tingulli i Navës është një këngë rezistence e titulluar “Nga gjaku i të rinjve”, e cila përmban vargje si: “Nga gjaku i të rinjve, lulëzuan tulipanët”. Teksti është një adaptim i një poeme nga një poet iranian që trajton temën e rezistencës ndaj regjimeve totalitare.
Ky projekt tregon se teknologjia mund të përdoret si një mjet për t’i dhënë zë atyre që janë heshtur dhe për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e grave dhe lirinë e shprehjes në vendet ku censura është e ashpër.
