Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas vendimit të Komitetit Politik të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në organizëm.

Mesazhi i kryetarit të PD:

U kry!

Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi  propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.

Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.

Urime Kosovë 🇽🇰

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb