111-vjetori i Policisë së Shtetit për “Shërbime të Dalluara, është nderuar me certifikatë mirënjohjeje Shefi i Njësisë Operacionale “Shqiponja” në DVP Berat, Gramoz Lala. Ky vlerësim, sipas drejtorit Kastriot Skënderaj, ka ardhur pas finalizimit me sukses të dhjetëra operacioneve të rëndësishme.

Aksionet e koduara policore, siç kanë qenë “Tempulli”, “Sundimi i Ligjit”,”Lojtari”,”Brothers” etj, të finalizuar me sukses nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat gjatë vitit 2023,kanë sjellë sot nderimin me titull të Shefit të Njësisë Operacionale “Shqiponja” në qarkun e Beratit, Komisarit Gramoz Lala. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i ka dhënë Komisar Gramoz Lalës Certifikatën për shërbime të dalluara, e lidhur kjo me punën e njësisë operacionale “Shqiponja” që ai drejton prej 1-viti në DVP Berat.

  • foto galeri
  • foto galeri

Certifikatë për shërbime të dalluara, DVP Berat i ka dhënë edhe ZPZ-së më të vjetër të kësaj drejtorie, në prag pensioni, Hamdi Nela. Certifikatat janë dhënë në ceremoninë e 111-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit, që u organizua mesditën e sotme në hollin e DVP-Berat. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Kastriot Skënderaj ka folur rreth punës së palodhur të policisë së Beratit, duke falënderuar çdo sektor të saj. “Në këto 111-vite Policia e Shtetit ka pësuar ndryshime rrënjësore, sidomos në 5-vitet e fundit, si në burimet njerëzore si në infrastrukturë. Ne jemi përpjekur të rinovojmë strukturat e policisë me efektivë të rinj”, -ka thënë Drejtori i DVP-Berat, Kastriot Skënderaj. Pas ceremonisë, në ambientet DVP Berat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb