Antionio Conte është ndarë zyrtarisht ditën e djeshme nga Interi, duke zgjedhur zgjidhjen konsensuale të kontratës që skadonte në verën e vitit 2022. Tekniku italian i ka dedikuar klubit dhe tifozëve një letër të gjatë, ku theksin e thekson në rrugëtimin e mrekullueshëm të këtyre dy viteve.

Ai ka falenderuar të gjithë personat që e ndihmuan në këtë rrugëtim, por edhe Presidentin e klubit dhe drejtuesit e tjerë.

“Çfarë rrugëtimi në këto dy vite. Çdo ditë kemi bërë që të rritej brenda nesh forca, vendosmëria, vullneti dhe sakrifica, duke arritur që të thyejnë edhe logjikat e mediokritetet që na rrethon shpesh. Asnjë alibi, asnjë justifikim, por vetëm punë, punë, punë, bashkuar gjithçka me më respektin dhe edukatën. Kemi risjellë te Interi skudeton, pas 11 vitesh, por mbi të gjitha kemi risjellë Interin në vendin ku e meriton të qëndrojë për nga historia e tradita. FALEMINDERIT të gjithëve atyre që e kanë bërë të mundur këtë!

Futbollistëve, Stafit, Presidentit, Drejtuesve dhe të gjithë atyre personave që na kanë ndihmuar dhe duruar këto dy vite. Tifozëve të interit i lejoj vetes t’i them se edhe në një periudhë shumë të vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë, i kemi ndjerë gjithmonë afër, suportin e tyre, ngrohtësinë dhe afërsinë. Imazh i Kupës së Skudetos që ngrihet në unazën më të lartë të San Siros, me Ju, te festa e ndeshjes së fundit do e mbaj gjithmonë, do të jetë gjithmonë me mua. Faleminderit, ju pafsha drejt gjërave akoma dhe më të mëdha”, shkruan Conte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: