E detyruar të largohet nga nazistët kur ishte vetëm një foshnje, një e mbijetuar e Holokaustit është larguar përgjithmonë nga shtëpia e saj në qytetin e bombarduar të Karkivit në Ukrainë. Kjo është historia e Margaritës, e cila nuk arriti do t’i japë lamtumirën e fundit bashkëshortit

82-vjeçarja me origjine hebreje është larguar përgjithmonë nga atdheu i saj Ukraina pas sulmeve brutale ushtarak te ushtrisë ruse.
Familja e saj u detyra të shpëtojë nga nazistet kur ishte vetëm një e mitur, ajo i mbijetoi Holokaustit, por sot ajo është dëbuar sërish nga shtëpia e saj për herë të dytë.

E lindur në janar të vitit 1940 në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, jeta e Margaritës filloi kur Adolf Hitleri urdhëroi shfarosjen e hebrenjve në të gjithë Evropën. Disa Ditë përpara se nazistët të pushtonin qytetin e saj në tetor 1941, Margarita u evakuua në një fshat në malet Urale, tani pjesë e Rusisë, me familjen e saj. Ajo jetoi e lumtur ne paqe deri ne momentin kur ruset niset te bombardonin Karkivin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk kishim ujë, as elektricitet, vetëm bombardime e terror. Një raketë shkatërroi gjithë banesën tone, bashkëshorti im nuk e përballoi dot gjithë këtë situatë, ndërroi jetë, trupi i tij sot dergjet ende në morg”, tha Margarita e pyetur nga gazetarja e CNN.

E mbijetuara e Holokaustit e dinte se kishte ardhur momenti të largohej, paketoi vetëm disa vende me vete dhe u largua nga vendlindja. “E kam të vështirë të largohem nga qyteti, këtu kam jetuar gjithë jetën time”, i tha ajo CNN.

Një shofer e mori me vete në një udhëtim të rrezikshëm e të vështirë dy ditor deri në qytetin Lviv nga andej u zhvendos në Poloni. Dëshira e Margaritës është që një ditë të bashkohet me vëllain e saj në New Xhersi në SHBA.

Margarita me këmbëngulje thotë se nuk dëshiron të bëhet refugjate lufte. E mbijetuara – si nga Holokausti ashtu edhe nga sulmi ushtarak i Rusisë – shpreson të kthehet në Kharkiv për të varrosur burrin e saj prej gati 40 vitesh dhe të shohë qytetin e saj të dashur sërish në paqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb