Një protestues, i cili ka ardhur ditën e sotme nga Greqia për protestën që do të mbahet më 4 korrik, deklaroi se votat e diasporës në Greqi u manipuluan nga patronazhistët.
Ai tha se shkak për ardhjen e tij u bë rasti i babait protestues që u dhunua nga policia.
Po ashtu shtoi se ata ndihen të vjedhur dhe të internuar.

“Kam ardhur nga Athina me një grup emigrantësh, jemi të indinjuar me atë rastin e babait të fëmijës me aftësi të kufizuara.Nuk më mbante vendi sepse nuk dua që ëndrra ime e viteve ’90 të mbarojë këtu.

Kam qenë organizator i protestave të vogla, në sheshin “Sintagma”, prezenca linte për të dëshiruar, sepse ka shumë patronazhistë. Thasët me vota i morën në posta, i çuan në posta dhe jo në adresa.
Ne s’jemi të paguar, jemi të internuar, të shkelmuar sidomos nga ky kryeministër i marrë peng.
Jemi të zhvatur, të zhgënjyer, kërkojmë të japin dorëheqjen.
Kushtet atje ku do të shkojë do të jenë shumë më të mira sesa ato të parardhësve të tij.
Popullit i ka shkuar thika në eshtë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb