TIRANE
Këngëtari i njohur Erik Lloshi pak ditë më pare u martua në një dasmë përrallore me të fëjuarën e tij Romina. Të ftuar në ‘Rudina’ cifti foli më gjatë rreth cereminise martesore por edhe për njohjen e tyre.
Eriku ka rrëfyer se motra e tij ka qenë shkaku që i ka bërë bashkë çiftin. Ai tregoi se Romina punonte me motrën e tij dhe në këtë mënyrë motra e këngëtarit ishte bërë shkaku i njohjes së tyre.
“Romina punon në bankë bashkë me motrën time dhe e kam parë rastësisht në kafe me motrën. Motra ka qenë shkak i njohjes sonë. Ka pak më shumë se dy vite që jemi bashkë. Në fillim pyeta motrën për Rominën dhe më pas i shkrova vetë. Mesazhi i parë që i nisa ishte një buzëqeshje. Filluam të flisnim dhe më pas u takuam. Më është dashur dy javë që ta puth. Nga takimet me të kuptova që të impononte respekt dhe duhej të mateshe mirë përpara se t’i flisje. Ka qenë shumë e vështirë Romina. 6 muaj pas njohjes u fejuam”,-tregoi këngëtari.
Ndërsa e fejuara e tij Romina tregoi se ajo e dinte që në momentin e parë që Eriku ishte mashkulli i jetës së saj.
“Unë kam mbaruar Ekonomikun dhe punoj në bankë. Që në takimet e para me Erikun kuptova që do kisha diçka serioze me të. Më bënte të ndihesha e lirshme sikur kisha kohë që e njihja. E kam kuptuar shumë shpejt që do ishte mashkulli i jetës time”,-u shpreh Romina.
(BalkanWeb)
