KORCE- Prodhimet e stinës në fshatin Orman të Korçës kanë mbetur pa u shitur. Tonelata me mollë, patate dhe qepë qëndrojnë stok, pasi sipas banorëve nuk ka treg dhe janë të detyruar t’i hedhin në lumin Devoll. Kjo sipas tyre po ndodh për të katërtin vit radhazi.

Sipas banorëve në fshatin Orman, kjo situatë haset në shumë fshatra të tjerë dhe shkak sipas tyre është në radhë të parë, importi i tyre nga jashtë, pa marrë parasysh prodhimin e vendas.

Çmimet që tregtarët e shumicës iu ofrojnë këtyre banorëve për të blerë mollën, pataten apo qepën janë qesharake, pasi askush prej konsumatorëve nuk i gjen në treg këto prodhime me çmime kaq të ulëta.

Me një situatë të tillë ndeshen edhe fermerët e Devollit, të cilët janë detyruar të hedhin në lumë një pjesë të prodhimeve të tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: