Vajza që shihni në foto është 17-vjeçjarja Enisa Doda, e cila u mbyt dje në plazhin e Velipojës. Gazetaja Ida Ismalaj ka siguruar fotot për ‘BalkanWeb’.

Mësohet se varrimi i adoleshentes do të bëhet ditën e sotme në orën 17:00. Në lidhje me ngjarjen e rëndë është arrestuar Indrit Bajraktari nga Postriba, i cili kishte dalë së bashku me vajzën në det me motor uji me qira.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihet ende shkaku se pse ka vdekur vajza, e cila u gjet nga peshkatarët në det e vdekur 700- 800 metra larg bregut në vendin e quajtur “Vilun”. Por sipas pretendimit të Bajraktarit, vajza ka rrëshqitur nga motori i ujit dhe është mbytur në det. Por ai shton se më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur. 25-vjeçari i cili kishte ardhur nga Anglia për pushime la sipas Policisë motorin e ujit në det bashkë me vajzën, dhe po notonte fshehtazi për të ikur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb