Ivan Luca Vavassori është gjallë. Ish portieri kishte shkuar si vullnetar në luftën në Ukrainë, teksa prej ditësh nuk dihej asgjë për fatin e tij dhe mendohej se kishte rënë pre e sulmeve ruse. 30 vjeçari që ka luajtur për ekipe të ndryshme në Itali si Bra apo Legnano ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se është mirë, por thjeshtë ka temperaturë.

“Përshëndetje të gjithëve, faleminderit për të gjitha mesazhet mbështetëse që më dërguat. Jam gjallë, thjesht kam temperaturë shumë të lartë, disa lëndime në pjesë të ndryshme të trupit. Fatmirësisht asgjë nuk është thyer” –  tha ai.

Ivan Vavassori 528x329

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb