Ivan Luva Vavassori është zhdukur. Ky është lajmi që vjen nga mediet, teksa nuk dihet fati i ish portierit italian.

Vavassori u bashkua me ukrainasit pak kohë më parë në mënyrë vullnetare dhe akoma nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Të afërm të ish lojtarit të Bra, Pro Patria dhe Legnano në Itali shprehen se ekziston mundësia që 30  vjeçari të jetë vrarë në luftën e Ukrainës.

”Me keqardhje ju njoftojmë se mbrëmjen e djeshme, gjatë marrjes së disa trupave të vravë në Mariupol, dy autokolona u shkatërruan nga ushtria ruse. Në njërën prej tyre mendojmë se ishte Ivani. Po mundohemi nëse është ndonjë i mbijetuar nga ato që ishin me të. Do ju njoftojmë nëpërmjet profileve të Ivanit në vazhdim” – thanë ata.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb