Një mësuese në Përrenjas dhe vëllai i saj kanë humbur jetën nga koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Fatmir Popja.

Mësohet se Irena Bajlozi, mësuese muzike, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital, ndërkohë që sot ka humbur betejën me COVID-19 dhe vëllai i saj, Agron Bajlozi. ‘BalkanWeb’ mëson se të dy, motër e vëlla, prej 20 ditësh kuroheshin në shtëpi, ndërkohë që prej dy javësh ishin të shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

  • foto galeri

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, motër e vëlla kanë ndërruar jetë. Mes të tjerash thuhet se e prekur nga koronavirusi është dhe bashkëshortja e Agron Bajlozit, e cila po trajtohet në shtëpi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb