Ditën e sotme janë mbajtur homazhe në nder të Servet Pëllumbit. Homazhet nisën në orën 09:30 dhe në orën 12:00 mbahen homazhet zyrtare.

Në homazhe kanë marrë pjesë politikanë, figura të njohura, të cilët kanë vlerësuar shembullin dhe figurën e Pëllumbit në politikën shqiptare.

Arkmorti mbërriti në sheshin Skënderbej, në orën 09:00 dhe u vendos në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ndërsa në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes drejt banesës së fundit.

Pëllumbi u diplomua për studimet e larta në Universitetin e Petersburgut me titullin doktor i shkencave në Letërsi. Nga viti 1960 – 1963, ai punoi si pedagog në Institutin Pedagogjik në Korçë dhe më pas e ushtroi këtë profesion deri më 1977.

Në po këtë vit ai u zgjodh anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë së Punës. Për gati tre vjet ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës.

Gjithashtu ai është autor i dhjetëra librave dhe studimeve në filozofi, politikë dhe demokraci.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: