Me dhimbje të madhe familjarë, miq, kolegë të medias dhe qytetarë të Vlorës i japin sot lamtumirën e fundit gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti në zonën e Zvërnecit.

Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit ka sjellë reagime të shumta nga bota e medias, e cila humbi një nga zërat e njohur të gazetarisë lokale në Vlorë.

Ikja e parakohshme e kolegut Enrik Mehmeti është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin e gazetarëve.

Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

Redaksitë e BalkanWeb dhe News24 u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të gazetarit Enrik Mehmeti për humbjen e tij të parakohshme.

Enrik Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e 18 korrikut, pas një aksidenti me një motomjet me katër rrota në zonën bregdetare të Zvërnecit.
Ai dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, i cili u përmbys, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Pavarësisht transportimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb