Sot, në Tiranë u mbajt një protestë nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pasi aktivistët e AMT pretentojnë se gjatë shoqërimit të tyre dje, është ushtruar dhunë.

Në protestë ishte i pranishëm edhe arkitekti Astrit Seranaj, i cili dje u shoqërua në komisariat nga policia. Ai shprehet se është ndaluar pa shkak, kurse shton se në rajon është dhunuar.

“Ndalimi ishte një incident që mund të shmangej. Policët me uniformë në një moment më shoqëruan dhunshëm në komisiariat. Më tha “kthehu mbrapsht” e unë u ktheva. Më tha ku e ke kartën e identitetit dhe pse ia dhashë, prapë më shoqëruan. Më përdrodhën në të dyja krahët. U dhunuan edhe të shoqëruarit e tjerë.

Në polici jemi keqtrajtuar, në komisariat jemi dhunuar fizikisht. kolegun tim e goditën me shkelm në fytyrë. Në të gjitha institucionet ka dhunë. Policia është krijuar si instrument që të shtypë zërin qytetar. Edhe vrasja e Klodian Rashës është frymë, në vazhdë të dhunës policore. Më vjen keq që dhuna është futur në strukturat e Policisë së Shtetit”, tha Seranaj.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: