Pamjet që shihni tregojnë një bunker bërthamor të ndërtuar në Luftën e Ftohtë në qytetin lindor të Dnipros. Dekada më vonë, ky bunker po strehon qindra njerëz në Ukrainën e sotme ndërsa lufta e Vladimir Putin përshkallëzohet.

Bunkeri fillimisht përdorej nga punëtorët e fabrikës, por vetë uzina ishte braktisur shumë kohë më parë. Siç shihen nga pamjet, në bunker ka shtretër dhe postera udhëzues se si vishet një maskë gazi ose kostumi mbrojtës.

Krahas një tabele që përshkruan “mësimet e Çernobilit”, ndërsa në pamje shfaqen disa rezerva ushqimore, biskota, pako çaji dhe konserva rreth një televizori sovjetik. Dhomat mund të marrin rreth 700 njerëz.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb