Valladollid u ngjit në elitën spanjolle dhe kërkon që të afrojë në skuadër lojtarë me eksperiencë. Sipas asaj që shkruan UOL, klubi modest po mendon për afrimin e 2 futbollistëve me emër.Bëhet fjalë për Marcelon dhe Dani Alvesin, 2 mbrojtësit brazilian.

Marcelo ndërpreu bashkëpunimin me Real Madrid pas disa vitesh eksperiencë në Madrid, ndërsa Alves nuk ka shumë ditë që i dha lamtumirën Barcelonës.

Emri Valadollid nuk është aspak tërheqës, pasi nuk bëhet fjalë për një skuadër të madhe. Gjithsesi, ajo që mund të shtyjë për firmën mund të jetë mosha e të 2 lojtarëve. Marcelo 34 vjeçar dhe Dani Alves 39 vjeçar, nuk premtojnë shumë.

Y6
Y6

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb