Mëngjesin e sotëm ka mbërritur në portin e Durrësit nga Ukraina anija “Jaohar Ranim” me 6 mijë ton grurë në bord.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, raporton për News24 dhe BalkanWeb se anija e cila u nis pak ditë më parë nga Ukrainë me 6 mijë ton grurë ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Anija “Jaohar Ranim” u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës më 28 korrik, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.

Në Ukrainë ka ende tenoleta grurë të bllokuar, që pritet të shpërndahen në të gjithë globin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: