Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë padinë penale ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha të ngritur nga familja Haklaj. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, ku Berisha akuzohej për “Shpifje”.

Vendimi është marrë në muajin dhjetor 2019 nga gjyqtari Gerd Hoxha.

Muharrem Haklaj, Aishe Haklaj (Basha) dhe Zylfie Haklaj, kishin paditur në gjykatë Sali Berishën, për akuzën e shpifjes, por kjo padi tashmë është pushuar me argumentin se nuk ishte paraqitur në seancë gjyqësore, avokati mbrojtës i familjes Haklaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb