TIRANE-Zbardhet ngjarja e ndodhur në Tiranë më datë 25 tetor, ku një 32-vjeçar përplasi qëllimisht me mjetin e tij një tjetër makinë, ndërsa më pas u konfliktua me shoferin duke përdorur armë zjarri. Ngjarja në fjalë ndodhi në Kamëz.

Burime zyrtare nga policia pohuan se në pranga ra Elis Ademi, si dhe identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorin dhe porositësi i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se Ademi është paguar nga shtetasi S. C., për të dhunuar fizikisht shtetasin me incialet I. Xh.

Po ashtu mësohet se Ademi për kryerjen e kësaj porosie ditën e ngjarjes kishte marrë dhe shtetasin F. M., duke i premtuar një shumë monetare. Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet S. C., porositës i dhunimit fizik të I. Xh, si dhe shtetasin F. M., bashkëpunëtor i Ademit.

Në vijim të veprimeve hetimore policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit të cilën shtetasi Elis Ademi pas ngjarjes e kishte hedhur në Qerek, në zonën e Fushë Krujës.

Arma
Arma

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. A., për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb