TIRANË- Pas arrestimit të 55-vjeçarit Ligor B nga Velçani i Pogradecit, i akuzuar si personi që ka përdhunuar me forcë brenda banesës së saj një vajzë të mitur vetëm 15-vjeçe, BalkanWeb zbardh të plotë dëshminë e saj në polici.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars, ndërsa vajza ndodhej e vetme në shtëpi. Ajo ka thënë para policëve se ka pasur frikë të tregojë, por tani që ishte shtatzënë presioni ndaj saj është shtuar. Familja dhe të afërmit i kanë kërkuar vazhdimisht llogari dhe ajo nuk ka duruar dot më shumë.

“Isha vetëm në shtëpi atë ditë. Personi është bashkëfshatari im, më ka ngacmuar edhe herë të tjera në fshat, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Atë ditë më ndoqi nga pas dhe hyri me forcë në shtëpinë time, Nuk e ndalova dot”,- mësohet të ketë thënë ajo në polici, siç raporton BalkanWeb.

15 vjeçarja është nxënese në klasën e 9-të, ndërsa dëshminë e plotë e ka dhënë në prani të një psikologeje, siç mëson BalkanWeb.

“Ngjarjen e mbajta të fshehtë për 8 muaj nga frika. Fillimisht ju tregova prindërve”,- thotë ajo, duke shtuar se ishin pikërisht ata që bënë denoncimin në polici.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: