Në një intervistë në “News24 Fundjavë”, Alesia Balliu, foli për zhvillimet e fundit politike, dhe përjashtimin nga gara për kryetar të PD.
Gjatë intervistës në studio, ajo theksoi se u përjashtua me një telefonatë edhe pse shtoi se përjashtimin e konsideron nul. Më tej nënvizoi se kreu i PD Sali Berisha po mban peng partinë për interesin e tij personal.
Sa i përket kandidaturës së Ervin Salianji, tha se vlerëson si figurë sepse ka bërë edhe burg për partinë.
“Kam një vit që i kam dalë kundër lidershipit aktual Sali Berishës sepse nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet. Duke parë edhe se çfarë ndodhi në Primare, ku më të votuarit u lanë jashtë. Sot Sali Berisha është tradhtar më i madh i kombit shqiptar, ai po minon demokracinë duke mos lejuar garën. Po e mban peng PD duke u bërë bashkëpunëtor kryesor i Ramës. Ai nuk po lejon që kjo parti të reformatohet, të jeto pro me ndërkombëtare dhe pro drejtësisë, vetëm për hallin e vet personal. Ai për hallin e vet personal po mban peng partinë. Si mund ta mundë kundërshtarin kur nuk respekton rregullat ‘ e shtëpisë së tij’. Përjashtimi im erdhi nga një telefonatë në orën 01:00 , nga një telefonatë nga Flamur Noka. Përjashtimi është bërë pa asnjë bazë. Por sepse holla kandidaturën dhe donin të më skualifikonin pa arsye. Për mua sot që flasim Berisha është ish-kryetar i PD. Figurën e Ervin Salianjit e vlerësoj, ai ka bërë burg për PD. Berisha mashtron kur thotë se Salianji bashkëpunon me Ramën. Berisha ka fobi për fituesit, ai do dështakët dhe jo demokratët e vërtetë si unë apo Salianji”, tha ajo.
