Marshimi i protestuesve vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa pjesëmarrësit janë ndalur para Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë ndalesës, protestuesit kanë hedhur akuza dhe kritika ndaj sistemit shëndetësor, ndërsa përmes thirrjeve dhe pankartave kanë kundërshtuar mënyrën se si, sipas tyre, po menaxhohet shëndetësia në vend.
“Ministria e vdekjes” “Ministri ne turpit”, janë thirrjet e përdorura nga protestuesit gjatë ndalesës para institucionit.
Marshimi pritet të vijojë më tej në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit vazhdojnë të përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
