Leon Dajaku është larguar nga SSV Ulm pas rënies në kategorinë e katërt të futbollit gjerman. Sulmuesi shqiptar do të mbetet në kategorinë e tretë, duke qenë se firmosi me Hansa Rostok.

Dje u prezantua tek ekipi i ri. Dajaku po bënte mjaft mirë në karrierën e tij, deri në vitin 2025. Përjashtimi nga Gatuzo te Hajduk Split solli edhe rënien e dukshme.

Dajaku më parë ka luajtur me moshat e Gjermanisë. Si talent i Bajern Mynih para disa viteve, dhe pse kishte zëra që qarkullonin, asnjëherë nuk u bë pjesë e Kosovës.

Tashmë është gati për aventurën e re. Hansa Rostok është një ekip me histori në Gjermani, edhe pse luan në kategoritë inferiore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb