Pas përjashtimit nga seanca për shkak të bllokimit të foltores dhe mos lirimit të saj edhe pas paralajmërimit të kryeparlamentares Nikolla, Lulzim Basha është larguar nga salla.

Në fjalën e tij para Kuvendit, Basha u shpreh se në vend që të kalohen ligje në doni të qytetarëve, në Kuvend kalohen ligje në dobi të oligarkëve.

Ai shtoi se PD ka insistuar që në fillim për një Reformë Zgjedhore në shërbim të qytetarëve, ndaj ka kërkuar lista të hapura.

Zgjedhorja është shkaku i gjithë të këqijave, sepse sjell zgjedhje të deformuara, sjell parlamentarë kokëulur, që votojnë ligje, të cilat nuk janë në dobi të qytetarëve, por të oligarkëve. Prandaj, PD ka 2 vite që fokusohet për të pasur një Reformë Zgjedhore korrekte. Listat e hapura janë domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008, që ua hoqi të drejtën qytetarëve, që në parlament të shkojë ai individ që duan ata e jo ata që duan kryetarët e partive. Shqipëria duhet të jetë një zonë zgjedhore, që votat nga Kukësi në Vlorë të jenë njësoj të vlefshme, sikundër duhet të votojë edhe diaspora”, u shpreh Basha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: