VLORË

Një 44- vjecar ka thyer këmbën pasi u rrëzua me zetor teksa ishte duke punuar tokën në fshatin Babicë të Vogël.

Policia bën me dije se zetori i N.M, u përmbys dhe ai u dërgua në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 18:00, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, shtetasi N. M duke punuar tokën me zetor, dyshohet se si pasojë e përmbysjes aksidentale të zetorit, 44-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb