Mesfushori argjentinas, Paredes, i cili u përplas me spanjollët pas finales së humbur, nuk ka hezituar të dërgojë një mesazh për tifozët.
“Sot po shkruaj me shumë dhimbje në zemër, sepse nuk arritëm t’i dhuronim vendit tonë gëzimin që e meritonte”.
“Zemra ime është plot krenari, sepse dhamë gjithçka që kishim dhe edhe një herë e ngritëm flamurin tonë sa më lart që ishte e mundur”.
“Faleminderit secilit që ishte pjesë e kësaj kombëtareje, këtij grupi lojtarësh që dhanë gjithçka për ta përfaqësuar këtë fanellë deri në sekondën e fundit të çdo ndeshjeje”.
