Autoriteti Detar dhe Portual i Singaporit (MPAS) deklaron se anija që goditi urën në Baltimore, u inspektua dy herë vitin e kaluar në portet e huaja, në qershor dhe shtator 2023.

Gjatë inspektimit të qershorit në Kili, një matës i gabuar që monitoron presionin e karburantit u zbulua dhe u rregullua, përpara se anija të largohej nga porti. Në shtator, Roja Bregdetare Perëndimore inspektoi anijen në Nju Jork dhe u zbulua se nuk kishte “asnjë mangësi”, tha baza e të dhënave të transportit Equasis.

Certifikatat që mbulojnë integritetin strukturor të anijes dhe funksionalitetin e pajisjeve të anijes ishin të vlefshme në momentin e incidentit, sipas MPAS. Shkaku i saktë i rrëzimit është ende duke u përcaktuar, por zyrtarët kanë thënë se anija pësoi një “problem me energjinë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb