Zbardhet identiteti i personit që kërcënoi sot me armë punonjësin e policisë dhe nuk iu bind që t’i tregonte lejen e daljes nga banesa, ndërsa mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur tek Xhamlliku, pranë shkollës ‘Niket Dardani’.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se behët fjalë për Orges Bilbili nga Lushnja, i cili ishte në kërkim për vrasje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NGJARJA
Ndonëse polici e ka paralajmëruar që t’i tregonte lejen e daljes, personi në fjalë, që mbante dhe një çantë në dorë, nuk i është bindur, madje dhe e ka kërcënuar efektivin. Pavarësisht se polici qëlloi me armë në ajër për ta neutralizuar, qytetari tentoi të largohej me vrap, por u plagos në këmbë nga efektivi i FNSH.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se përvec këtij personi, e plagosur në këmbë mbeti aksidentalisht dhe një kalimtare e rastit, një vajzë.

Mësohet se dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: