LAÇ

Dy të rinj, të cilët mbetën të plagosur pas një shkëmbimi zjarri  sot në  mbrëmje në qytetin e Laçit  kanë ndërruar jetë pak çaste më parë në një spital privat në Tiranë.


“BalkanWeb” mëson se dy të rinjtë që humbën jetën janë Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç, kushërinj mes tyre.

Gazetarja e “BalkanWeb”,Dorjana Bezat ka siguruar detaje të reja për përplasjen me armë zjarri në Laç.  Mësohet se fillimisht sherri verbal ka nisur brenda ambienteve të një lokali mes të rinjve dhe më pas ka degjeneruar në përplasje me armë pasi kanë lënë ambientet e tij.

Dy kushërinjtë u transportuan me urgjencë drejt Tiranës menjëherë pas ngjarjes, por nuk arritën të mbijetonin për shkak të plagëve të marra.

Policia ka ngritur pika kontrolli  dhe po punon intensivisht për kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje, e cila përfundoi me dy  persona të vdekur.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb