MOSKË – Aleati i vjetër i liderit të opozitës ruse Aleksei Navalnyt, Leonid Volkov është zotuar se do ta vazhdojë betejën kundër presidentit rus Vladimir Putin, edhe pse u sulmua me një çekiç jashtë shtëpisë së tij në Lituani.

“Ne do të vazhdojmë. Nuk do të dorëzohemi”, tha ai përmes një video të postuar në Telegram. Volkov shtoi se sulmi që e la atë me një krah të thyer ishte veprim banditesk i Putin dhe njerëzve të tij.

Volkov, 43 vjeç u shtrua në spital për pak kohë pas sulmit, gjë që shkaktoi zemërim nga qeveria lituaneze.

Vladimir Putin vazhdon që të “mbretërojë” në Moskë, teksa pritet që të zgjidhet sërish president.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb