SHKODËR

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se të plagosur nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur babë e bir, përkatësisht shtetasit Xhelal dhe Mentor Hasanaj, ku ky i fundit është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Siç raporton gazetari Nikshiqi, babai Xhelali është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb