Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi plagosja e babë e bir sot në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi pranë stacionit të pompave në Dobrac.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ detajet nga ngjarja ku u plagosën me armë Xhelal dhe Mentor Hasanaj.

Mësohet se të dy, babë e bir ishin në makinën e policisë, pasi Mentor Hasanaj është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, gjatë kohës kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu raportohet se babai, Xhelali është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb