“Exit Pollet” kanë shpallur fitues për President të Francës Emmanuel Macron që fiton mandatin e dytë, duke siguruar 58% të votave.

Rezultati është pranuar nga kundërshtarja e tij Marine Le Pen e cila tha se tanimë është duke u bërë gati për betejën në zgjedhjet e ardhshme legjislative të qershorit.

Momentet e gëzimit janë parë menjëherë në ekranet e mëdha afër Kullës Eiffel, ku janë mbledhur mbështetësit e Macronit, të cilët janë parë me flamuj francezë dhe ata të Bashkimit Evropian.

Macron ka nisur fjalimin e fitores duke falënderuar mbështetësit e tij dhe popullin francez.
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se disa e kanë votuar për të bllokuar të djathtën ekstreme.

Macron ka thënë se është duke menduar për ata që nuk e kanë votuar dhe ata që kanë votuar për Le Penin e tani janë të zhgënjyer.

“Prej tani e në vazhdim unë nuk jam kandidat i një kampi, jam president i të gjithëve”.

“U them atyre që kanë votuar për të djathtën ekstreme që do të jetë përgjegjësi e imja dhe ekipit tim që të adresojmë shqetësimet e tyre”.

Mbështetësit e tij kanë bërtitur “edhe një, edhe dy, edhe pjesë vjet tjerë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb