SHKODËR-Administratori i klubit Vllaznia në Shkodër Neritan Kalamishi ka reaguar ditën e sotme lidhur me shoqërimin në polici një ditë më parë. Kalamishi thekson se ditën e djeshme u shoqërua në dhomat e paraburgimit për disa orë.

Sipas tij policia e ka trajtuar sit ë ishte një kriminel. “Gjithë jetën time nuk jam përfshirë në ngjarje të tilla. Po mendoj të kërkoj azil politik në Gjermani”- shprehet Kalamishi. Administratori i klubit Vllaznia u shoqërua nga policia një ditë më parë pasi u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb