Mateo Kovacic kompletoi dje transferimin te skuadra e Chelsea-s ku do të luajë për 1 vit i huazuar dhe më pas do të kthehet te Real Madrid.

Në një intervistë për mediat britanike kroati zbuloi sesi e kishte bindur shoku i tij Luca Modric për të shkuar në Londër.

“Unë flas gjithmonë me Luca-n. Ai është, sigurisht, i lumtur për mua. Por gjithashtu është i trishtuar që u largova pasi jemi jemi shumë të afërt. Ai më ka thënë se Londra është një qytet i mahnitshëm,”-shprehet Kovacic për “Evening Standard”.

“Ai më tha se Premier League do të jetë e vështirë në fillim, por shtoi se është një kampionat i bukur, stadiumet janë gjithmonë plot dhe unë do e shijoi këtë. Nuk jam stërvitur shumë me Real Madrid pasi kam kërkuar shumë për të ardhur te Chelsea. Do të jap më të mirën për të qenë gati.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb