INDIANA, SHBA

Familja u mblodh këtë të enjte për të kujtuar 76-vjetorin e rënies të njeriut të tyre të afërt.

Fred Evert Freet, amerikan që luftoi në Korpusin Detar ishte vetëm 18 vjeç kur u vra në luftë më 20 nëntor 1943. Kjo ndodhi gjatë një beteje në Betio Island, ndërsa anijet detare amerikane iu afruan Atara Tarava. Mijëra vetë humbën jetën në një betejë prej 76 orësh, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Familja e Freet u njoftua për vdekjen e tij, ndërsa fillimisht nuk iu gjetën eshtrat. Ai u shpall i humbur, mirëpo kur asgjë nuk u gjet as pas vitit 1949, shteti amerikan e shpalli të vdekur.

Në vitin 2015, një grup i posaçëm gërmoi vendin ku ndodhi beteja dhe me anë të shenjave arriti të zbulojë eshtrat e Freet. Bill Freet tha se më në fund mund të kujtojnë të afërmin e tyre, duke pasur eshtrat pranë, pasi më herët nuk kishin se ku të vajtonin.

Familja thotë se janë krenarë me Fred Evert Freet, pasi ai dha jetën për Amerikën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb