Pamjet që shihni tregojnë vendin e ngjarjes në Shkodër, ku një 70-vjeçar u vra nga fqinji i tij dhe më pas u hodh në kanal.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për BalkanWeb foton e viktimës Musa Bajraktari, i cili dyshohet se u vra me sëpatë nga Xhemal Zeqiri.

Ndërkohë, familja Bajraktari ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa do të përcjellë për në banesën e fundit të moshuarin. Sakaq, autori i dyshuar ndodhet tashmë pas hekurave, në pritje të masës së sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: