Musaeni iu dhimbs të mëdhenjve e të vegjëlve, një i pafajshëm që u vra në ditën e parë të punës së re, me të cilën do t’i vinte në ndihmë familjes së tij, nënës dhe vëllait. 20-vjeçari mbeti i vrarë pas sherrit mes dy familjeve, pronare hotelesh në Velipojë për hapësirat në plazh.

Teksa pas ngjarjes shumë detaje nga jeta e tij, i rritën përmasat e tragjedisë me 4 të vrarë.

Mësuesja e 20-vjeçarit Valbona Kapiaj tha në një prononcim për gazetarin Senad Nikshiqi se Musaeni ishte një djalë shumë i mirë dhe i komunikueshëm dhe se e donte shumë punën.

“Musaeni që në ditën e parë e kam njohur dhe më ka ndihmuar biles për të rregulluar klasën ku do të mësonte dhe ku do të merrte profilin e kuzhinierit. Një fëmijë shumë i mirë, shumë i dashur, shumë i komunikueshëm, shumë i sinqertë dhe shumë i mirë sidomos me mësuesit. Ka qenë një fëmijë shumë i mirë dhe kështu vitet kaluan dhe erdhi viti i katërt dhe ai mori një profil për turizëm. Që nga viti i parë e deri në vitin e katërt e ka dashur shumë punën. Ka dashur medoemos të gjente një punë për t’iu bërë krah familjes sidomos nënës së tij. Natën e maturës ka qenë nata e fundit që ka qenë bashkë me mua dhe shokët e shoqet e klasës dhe gjithë pjesëtarët e kolektivit tonë. Nuk do ta harroj kurrë atë natë me atë dashurinë e tij, me afrimitetin dhe komunikimin e tij. Musaeni i afroi një buzëqeshje të gjithë mësuesve për gjithë vitet që ai ka marrë tek shkolla jonë”, tregoi mësuesja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb