Prej kohësh kanë qarkulluar zëra se shëndeti i liderit rus Vladimir Putin nuk është në më të mirën e tij.

Ekspertët kanë skanuar çdo dalje të tij televizive dhe shpesh janë ngritur dyshime për sëmundje të ndryshme me të cilat Putin mund të jetë duke luftuar.

Megjithatë media britanike The Sun ka publikuar sot [pamje të liderit rus, i cili duket se ka marrë trajtim shëndetësor venoz.

Bëhet fjalë për foto të cilat tregojnë në pjesën e pasme të dorës së Putin, shenja të një trajtimi venoz, pamje të cilat ndërkohë që flitet se ai vuan nga kanceri.

Pamjet tregojnë Putinin i cili zgjat dorën të kapë nga supet një ushtar rus, çka ka bërë evidente edhe shenjën.

Korrespondenti i Kyiv Post, Jason Jay Smart, ndau pamjet e mallkuara në Twitter duke pretenduar se videot e publikuara nga mediat ruse tregojnë këtë të vërtetë.

Ai gjithashtu pretendoi se Moska publikoi dy video: njëra me filigranë për të maskuar dorën e Putinit; dhe një tjetër që nuk i tregon fare.

Lajmet shtetërore të Rusisë fshinë me ngut pamjet çka shtoi edhe më tej dyshimet për shëndetin e Putinit.

Putin bëri një paraqitje të rrallë të enjten teksa qëlloi me snajper në një kamp trajnimi për rusët e mobilizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: