Tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, që do të përfundojë deri më 11 shtator, ka qenë më shumë se 50 % e plotë, sipas një vlerësimi të përjavshëm të Pentagonit i lëshuar sot.

“Që pasi presidenti Joe Biden urdhëroi largimin e trupave në prill, amerikanët kanë tërhequr nga Afganistani ekuivalentin e 500 avionëve cargo C-17 të ngarkuar me material”, tha Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (Centcom).

Sipas Centcom, ata gjithashtu dorëzuan 13 000 pjesë pajisje të Pentagonit për shkatërrim, që “nuk janë mbrojtëse dhe nuk konsiderohen pajisje kryesore”.

Ushtria amerikane në veçanti duhet t’u rikthejë afganëve bazën e saj kryesore ushtarake në vend, atë të Bagram, e vendosur rreth 50 km në verilindje të Kabulit.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së duhet të tërheqë 2 500 trupa ushtarake dhe 16 000 kontraktues civilë deri më 11 shtator, përvjetori i sulmeve të vitit 2001 që çuan në pushtimin amerikan të Afganistanit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb